Si mund ta bëj porosinë?

Porosinë mund ta bëni online direkt në faqe https://planetcomputers-ks.com

A duhet të regjistrohem për të bërë porosi?

Po për të bërë porosinë, duhet të regjistroheni si përdorues, I tërë regjistrimi zgjat jo më shumë se 1 minutë.

Së pari duhet të klikoni në butonin “Krijo llogari”, i cili gjendet në shiritin e sipërm të faqes në anën e djathtë apo klikoni këtu: https://planetcomputers-ks.com/register

Pasi ta të jeni në faqen e regjistrimit, do të hapet faqja ku duhet t’i shënoni të dhënat tuaja personale si Emri dhe Mbiemri, E-mail adresa dhe Fjalëkalimi për llogarinë tuaj në Planet.

Pas regjistrimit, do te riktheheni në mënyrë automatike në faqen fillestare prej së cilës tani mund të bëni porosi me llogarinë e krijuar dhe më të dhënat qe ju i keni shënuar.

Si ta shfrytëzoj kodin promocional?

Gjatë procesit të blerjes, tek shporta juaj gjendet hapësira “Gift certificate or promo code” në të cilën mund ta shkruani kodin që posedoni dhe në fund të klikoni në butonin ” Shto “, në mënyrë që diferenca të largohet nga totali i porosisë.

Sa mund të bëj porosi përmes telefonit, rrjeteve sociale apo live chat?

Porositë duhet të bëhen direkt në faqen tonë nga vet përdoruesi mirëpo për çfardo problemi Teknik apo ndihmë rreth përfundimit të porosisë ju mund ta kontaktoni në rrjete sociale apo telefon
* * Prej ores 10:00 deri ora 21:00

A mund të blej produkte në emër të kompanisë?

Patjeter, ju lëshojmë dhe faturë të rregullt për porosinë që bëni, mjafton të shënoni të dhënat e biznesit te të dhënat e porosisë (emrin ligjor të biznesit dhe numrin unik), pas porosisë do t’ju dërgojmë profaturën në email, ndërsa faturën e rregullt e pranoni bashkë me porosinë tuaj

Ku bëhen porositë dhe ku gjendet porosia ime në faqe?

Porositë bëhen duke klikuar “Shto ne shporte” në faqen e produktit.
Porositë tuaja mund t’i shihni kur të keni klikuar mbi llogarinë tuaj në të djathtë “Emri Mbiemri” dhe pastaj te hapësira “Historia e porosive”.

Kur anulohen porositë nga planetcomputers-ks.com?

– Nëse për çfarëdo arsye porosia e bërë juaj është e dyshimtë, atëherë bëhet anulimi i porosisë dhe dërgohet një email informues lidhur mbi anulimin e porosisë.

– Nëse ju kemi thirrur në telefon për të konfirmuar porosinë e bërë dhe nuk jeni lajmëruar, atëherë ajo porosi do të anulohet, ku edhe do të njoftoheni përmes emailit.

– Nëse adresa e shënuar për dorzimin e produkteve nuk përmban të dhënat e sakta për vendndodhjen tuaj dhe nëse edhe pas kontaktimit nuk ofroni informatat e nevojshme shtesë, atëherë ajo porosi do të anulohet.

– Nëse dy herë është tentuar që t’u sillet porosia në adresën tuaj dhe nuk keni qenë në shtëpi/zyre për ta pranuar atë, atëherë ajo porosi do të anulohet.

Blacklist – çfarë është ajo?

Blacklist është listë e përdoruesve që duhet të parapaguajnë për çdo porosi që bëjnë, për shkak se kanë bërë anulim të vonshëm apo kanë refuzuar një porosi të mëherëshme. Në këto raste, përdoruesi kalon në mënyrë automatike në këtë listë..

Si informohem që porosia ime është në rregull?

Nëpër secilin hap që kalon porosia, ju pranoni e-mail për statusin aktual të dërgesës suaj.

A mund ta kthej porosinë?

Porosia mund të kthehet në afat prej 6 ditësh nga dita kur është blerë produkti, vetëm në gjendjen që është pranuar me paketim, kupon fiskal dhe fletëgarancion. Nëse njëri nga komponentët e shënuar mungon atëher kthimi llogaritet jo I plotë dhe juve ju mohohet e drejta për kthim.

A mund ta ndryshoj adresën pasi që është nisur porosia?

Po adresa mund të ndryshohet, por koha e transportit do të rritet për të paktën 24 orë.

Nëse dua, si mund ta anuloj porosinë?

Duke na kontaktuar në cilindo kanal të komunikimit (Facebook, Telefon apo Live Chat)

Kam anuluar porosinë, si mund ti shfrytëzoj mjetet financiare?

Duke bërë porosi të re për çfarëdo produkti që dëshironi brenda platformës planetcomputers-ks.com dhe duke shkruar në koment të porosisë që po shfrytëzoni mjetet ekzistuese në Planet.

Kam anuluar porosinë, kur më kthehen paratë (nëse pagesa është bërë online)?

Kompletimi i transakcionit bëhet brenda 5 ditëve, pasi të jetë bërë kërkesa për kthim të mjeteve nga ana jonë.

A mund ta dërgoj porosinë si dhuratë?

Po, mund të bëni pagesë online dhe tek adresa e transportit tek opsioni “Shenimet e porosise” të vendosni adresën ku duhet tē dërgohet porosia.

Produkti që dua të blej është në zbritje, a mund të më aplikohet edhe një tjetër?

Jo, për produktet që veçse janë në zbritje nuk mund të aplikohet zbritje shtesë.