Periudha e garancisë fillon nga data e blerjes dhe përfundon në afatin e caktuar për vlefshmërin e garancisë në bazë të produktit. Sherbimi i garancisë do të kryhet në vendet e përcaktuara për servisim nga Planet Computers, kurse shërbimet e transportit për produktin I cili është mbrenda garancisë i bartë vetë blerësi. Garancioni mbulon riparimin (kthimin ne gjendje pune) falas të produkteve të shitura mbrenda afatit të garancionit për produktin e blerë nga Planet Computers.
Që të jetë I vlefshëm garancioni për produktin e blerë, pala blerëse duhet ti përmbahet këtyre udhëzimeve:
– Produkti të reklamohet pranë servisit brenda periudhës së garancionit dhe të sillet në servis mbrenda këtij afati
– Produkti shoqërohet me Faturen e Blerjes, si dhe duhet të ketë numrin serik të pa dëmtuar.
– Produkti duhet të mos jetë I hapur apo servisuar paraprakisht nga personat e pa autorizuar nga Planet
– Garancioni i produktit nuk vlen nëse kushtet e lartëshënuara nuk jan të plotësuara nga blerësi.
Për të gjitha produktet e blera nga Planet Computers afati për reklamimin e produktit në rast se produkti ka probleme është 24 orë.
Blerësi është I obliguar që produktin ta sjell me të gjitha paisjet përcjellëse që I posedon produkti, si dhe paketimin original të tij, ndërsa Planet me pranimin e reklamimit të produktit është I obliguar që ta zëvendësoj atë me produkt të ri apo kthimin e mjeteve nëse nuk ka produkt të njejtë për zëvendësim apo sipas marrëveshjes edhe me produktin që pala dëshiron dhe dallimi i cmimit paguhet, respektivisht kthehet.
Planet është i obliguar që të bëjë diagnostifikimin e paisjes në afat prej 72 orëve nga koha e pranimit në servis.
Planet ka për obiligim eleminimin e defektit sa më shpejt që është e mundur, në rastin me të keq për një periudhë 15-40 ditë pune kur produkti duhet të kthehet tek prodhuesi, në të kundërtën afati I servisimit është 8-14 ditë.
Në asnjë rast pjesë e garancionit nuk janë çantat, kabllot, filterët e ndryshëm, telekomandat, adapterët, bateritë dhe pjesët e ngjashme, si dhe produktet e konsumueshme.
Në rast se defekti nuk mund te eliminohet, Planet Computers merr përsipër zëvendësimin me një produkt te njejtë apo rimbursimin e produktit. Gjithashtu produkti mund te zëvendesohet me një produkt me karakteristika te njejta ose më të mira, Planet nuk merrë përgjegjësi për zvendësimin e njejtë të produktit i cili është jashtë prodhimit dhe tregut. Koha e garancionit të produktit të zëvendësuar/riparuar zgjatet për 15 ditë të tjera nëse defekti ka ndodhur në 30 ditëshin e fundit te garancionit, përndryshe ruhet data e skadencës së produktit fillestar.
Garancioni nuk vlenë për:
– Produktet me dëmtime fizike nga keqpërdorimi ose pakujdesia.
– Pjesët e konsumueshme të produkteve
– Programet (dëmtimi/fshirja/humbja e tyre).
– Dëmtimi nga viruset.
Dëmtimi i plotë/pjesshëm i programeve apo informacioneve për shkak të defekteve të produktit.
Është përgjegjësia e klientit ruajtja dhe rikuperimi i informacioneve në produktet që përdorë.
Garancioni nuk vlenë per defektet e shkaktuara nga:
– Mosrespektimi i instruksioneve për instalimin/përdorimin e produktit.
– Përdorimi i produktit në ambiente të papërshtatshme (pluhur, lagështirë, dridhje, nxehtësi, etj).
– Materiale të lëngshme (ujë, etj,),zjarri, shkaqe natyrore apo vjedhje.
– Mbitensioni elektrik ose puna me tension jashtë kufijve 230 +/- 15% dhe të percaktuara në manualin e produktit.
– Nese produktit i janë kryer shërbime apo instalime nga persona të pa autorizuar nga Planet.
– Produktet “Monitor” nëse kanë më pak se 9 pika defektoze, jo te përqendruara (distancë ≥ 15mm).
– Bateria e Laptopit pas afatit kohor prej 6 Muaj.
– Defektet e shkaktuara mbi produktin për shkak të lidhjes së tij me produkte të tjera, jo të blera ose të instaluara nga Planet.
– Dëmet që mund të shkaktohen klinetit apo palëve të treta në aktivitetin e tyre, nga mosfunksionimi i produktit. Kjo është e vlefshme edhe kur ky mosfunksionim është për shkak të defekteve që mbulohen nga garancia.
– Dëmet që mund të shkaktohen nga softverët e pa licencuara
Vërjejtje: Planet Computers nuk merrë përgjegjësi për instalimin e softverëve për të cilët pala nuk posedon licencë.
Me rastin e shitjes së softverit të licencuar nga PLANET ajo dëshmohet në faturën blerëse.
SERVISIMI / RIPARIMI
Nëse keni problem me produktet e blera në Planet, mos hezitoni që sa më parë të kontaktoni Servisin e Autorizuar. Specialistët tanë janë në dispozicionin tuaj që problemin tuaj ta zgjidhin sa më parë që të jetë e mundur!
Copyright © 2023 - Planet Computers All Rights Reserved.