Transporti

Për çdo porosi të bërë me vlerë deri në €20 transporti që duhet të paguani është €2.00, ndërsa, për çdo porosi të bërë mbi €20 transporti është falas.

Transporti vlen vetëm brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ju mund ta gjurmoni porosine tuaj me anë të faqes së Planet. Ku për çdo hap të porosisë do të njoftoheni përmes email-it, ndërsa për të parë statusin aktual të porosisë suaj, mund të klikoni në profilin juaj te opsioni “Porositë”. Porosia hyn në proces vetëm pas konfirmimit nga stafi ynë dhe pas kësaj fillon llogaritja në bazë të orëve dhe ditëve të punës.

Koha e pritshme e dorëzimit llogaritet për secilin produkt individualisht, në varësi të sasive të disponueshme dhe kërkesës së produktit specifik. Zakonisht dorëzimi bëhet mbrenda një ose dy ditë pune. Në rastin e porositjes së disa produkteve me data të ndryshme të dorëzimit, data e pritshme përcaktohet nga data më e gjatë. Dorëzimi bëhet ekskluzivisht në ditë pune.

Marrësi i dërgesës është i detyruar të vërtetojë tërësinë dhe integritetin fizik të produkteve të porositura gjatë marrjes së tyre. Ankesat e mëvonshme për këtë çështje nuk do të pranohen.

Shërbimi i shpërndarjes së paketave merr përgjegjësinë për çdo dëmtim fizik të produktit që ndodh gjatë transportit dhe konsumatorit i dorëzohet një produkt krejt i ri.

Pranuesit i rekomandohet të mos marrë produkte për të cilat nuk ka marrë faturë të vërtetuar siç duhet dhe kartë garancie.

Rekomandohet ruajtja e paketimit origjinal të produkteve të blera dhe përdorimi i tij në çdo lloj transporti, si dhe në rast ankese të mundshme.

Në rast se pranuesi i dërgesës nuk është në adresën e specifikuar në momentin e dorëzimit, Postieret e shpërndarjes do të tentojnë dorëzimin maksimumi dy herë të tjera: një herë gjatë së njëjtës ditë dhe një herë gjatë ditës së ardhshme. Nëse, pas kësaj, dorëzimi është i pasuksesshëm, dërgesa i kthehet dërguesit.

Dorëzimi bëhet në hyrje të pallatit të banimit. Nëse bëhet fjalë për objekt banimi, postierët janë të detyruar të dorëzojnë paketën në hyrje të pallatit (jo në hyrje të banesës).